Fjalë Kyçe

Sarri drejt shkarkimit

Sarri drejt shkarkimit

Koha e Maurizio Sarrit në pozitën e trajnerit të Chelseat mund të përfundojë më shpejt sesa që ishte parashikuar në fillim të sezonit.

Sarri është një disfatë larg shkarkimit nga pozita e trajnerit, pasi që e përditshmja angleze, Daily Mail, raporton se bordi i Chelseat i është dorëzuar faktit që ata do të duhet ta zëvendësojnë italianin, transmeton Gazeta Express.

Tifozët kanë mbetu të pakënaqur me rezultat e fundit, përfshirë këtu pesë disfata nga dhjetë ndeshjet e fundit dhe lojtarët janë duke e humbur besimin se Sarri mund ta përmirësojë formën e tyre.

Nëse Chelsea pëson disfatë ndaj Malmos, Manchester Cityt në finalen e Carabao Cup apo ndaj Tottenhamin, Sarri do të shkarkohet dhe në vend të tij do të emërohet Gianfranco Zola, i cili tani është ndihmëstrajner.

“Të kaltrit” i kanë humbur tri nga pesë ndeshjet e tyre të fundit pa e shënuar as edhe një gol. Bournemouth dhe Manchester City ia shkaktuar disfatat më të rënda, 4:0 dhe 6:0.

Sarri i ka vetëm gjashtë ditë kohë për t’i kthyer lojtarët e tij në formën më të mirë para finales së Carabao Cup, ku do të ndeshen me Manchester Cityn. Kjo ndeshje mund të jetë vendimtarë për të ardhmen e Sarrit në Stamford Bridge.