Klubi anglez, Chelsea është duke e shikuar mundësinë që ta forcoj repartin e sulmit.
Sipas medieve angleze, “Blutë” e Londrës synojnë ta sjellin Robert Lewandowskin e Bayern Munich ose Jamie Vardy të Leicester Cityt.
Trajneri i londinezëve, Maurizio Sarri synon që ta forcoj repartin e sulmit për pjesën e dytë të garave.
Tekniku italian dëshiron që në muajin janar ta sjellë në “Stamford Bridge” një sulmues cilësorë.
Lewandowski dhe Vardy pëlqen nga Sarri. Siç raportohet, krerët e Chelseas shumë shpejtë pritet të nisin fushatën për ta blerë një super-sulmues.