Fjalë Kyçe

Sarri: Këta lojtarë largohen, e këta qëndrojnë te Chelsea

Sarri: Këta lojtarë largohen, e këta qëndrojnë te Chelsea

Bayern Munich ka marrë një lajm të hidhur.

Maurizio Sarri i ka bërë me dije Bayern Munichut se nuk do ta lejojnë largimin e Callum Hudson-Odoit në këtë afat.

Trajneri italian ka deklaruar në konferencë për media se talenti angleze nuk do të lëvizë nga Chelsea, pasi është shumë i rëndësishëm për projektin e tyre.

“Odoi? Ai është e ardhmja e Chelsea dhe do të vazhdoj të qëndroj me ne”, tha Sarri para gazetarëve, përcjell lajmi.net.

“Më mirë është të qëndroj te Chelsea, se sa të transferohet te Bayern Munich, andaj ne nuk do ta shesim atë”, ka shtuar më tej strategu italian.

Sarri ka bërë të ditur se Cesc Fabregas është i lirë të larohet, gjersa po e kërkojnë zëvendësuesin e tij, ndërsa Ampadu shihe si zëvendësues i Gary Cahill, që poashtu do të largohet në këtë afat.