Fjalë Kyçe

‘Sasa’ e zhgënjyer nga miqtë!

‘Sasa’ e zhgënjyer nga miqtë!

Pa mëdyshje se është njëra ndër aktoret më të suksesshme dhe më origjinale në vend.

Adriana Matoshi e ka dëshmuar vetën për talentin që ka në shumë projekte të ndryshme, shkruan Kosovarja.

Simpatinë më të madhe e fitoi me rolin e ‘Sasës’ në serialin vendor “O sa mirë”, rol ky që e luajti me shumë përkushtim.

Jo vec në projektet humoristike, Adriana ka talent të jashtëzakonshëm të aktroj për luftën, dhimbjen me seriozitetin më të madh.

Filmi “Zana’ është ai që po korrë sukses ndërkombëtar, në të cilin aktorja është krejt tjetër personalitet kundrejt ‘Sasës’.

Aktorja njihet edhe si një femër që përçon çdo herë pozitivitet dhe tregon se gjitherë është optimiste. Por ka situata kur ajo ndihet e zhgënjyer me situate e njerëz të caktuar.

Ajo së fundi dedikon një thënie për miqtë e rremë. “Krijesa më e rrezikshme në tokë, është një mik i rremë”, është kjo thënia të cilën Adriana mbase e ka fjalën në përgjithësi apo edhe për ndonjë rast të caktuar.