Fjalë Kyçe

Sasi e madhe e borës në Bajgorë, rrugët pastrohen me ekskavatorë

Sasi e madhe e borës në Bajgorë, rrugët pastrohen me ekskavatorë

Sasi e madhe e borës ka rënë në 24 orët e fundit gjithandej vendit.

Kjo borë ka shkaktuar vështirësi në lëvizje nëpër qytete, por që pothuajse ka bllokuar qarkullimin në pjesët kodrinore-malore.

E tillë është gjendja në fshatin Bajgorë të Mitrovicës, ku niveli i borës së rënë është tejet i lartë.

Nga një video dërguar në Klan Kosova shihet se rrugët e këtij fshati janë pastruar me ekskavatorë, e të cilët kanë pasur vështirësi për ta larguar borën skajeve.