Universiteti i Harvardit në SHBA ka bërë një studim me anë të së cilit ngre dyshime të mëdha se koronavirusi në Kinë ekziston që nga gushti i vitit 2019.
Bazuar në imazhet satelitore, studiuesit në Harvard thonë se në Wuhan të Kinës spitalet kanë filluar të mbushen me njerëz që në fundin e verës në vitin e kaluar.
Nga fotografitë e marra nga satelitët me rezolucion të lartë shihen se si parkingjet në spitalet e Wuhanit kanë filluar të mbushen me njerëz në gusht të vitit 2019, shkruan Indeksonline.
Ekspertët kanë marrë pamjet e parkingjeve para muajit gusht dhe pas muajit gusht ku është parë dallimi i madh.
Hulumtimi zbulon se pesë spitalet kryesore në ëuhan kanë patur 90% më shumë vetura në parkingje pas muajit gusht, se sa muajt paraprak.
Poashtu, ekspertët kiberentikë zbulojnë se në gusht të vitit 2019 fjalët më të kërkuara në Kinë kanë qenë “kollë” dhe “diarre”, gjë e cila rrit dyshimet.