SBASHK-u ka bërë me dije edhe njëherë qëndrimin se nuk do tërhiqen nga greva pa u rritur koeficienti për paga.
Në mbledhjen e Komisionit për Arsim nuk u arrit njëmarrëveshje mes SBASHK-ut dhe MASHT-it.
Krytari i sindikatës, Rrahman Jasharaj ka thënë se nuk po kërkojnë ngritje pagash, por përmirësim të koeficientit me qëllim që arsimi ta ketë vendin meritor.
Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, ka përsëritur se greva nuk është zgjidhje.
Ai ka thënë se qeveria ka propozuar koeficientin 0.15, mirëpo SBASHK-u nuk e ka pranuar.
Kryetari i Komisionit për Arsim, Ismajl Kurteshi ka bërë thirrje që MASHT dhe SBASHK të arrijnë qysh sot një marrëveshje për ta përfunduar grevën.