Fjalë Kyçe

SBASHK kërkon që arsimtarët të vaksinohen në fazën e parë

SBASHK kërkon që arsimtarët të vaksinohen në fazën e parë

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, ka kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik që punëtorët e arsimit të kenë prioritet në vaksinimin kundër Covid- 19.

Drejtues të Sindikatës vlerësojnë se punëtorët arsimorë janë ndër kategoritë me të rrezikuara. Ndërsa, njohës të çështjeve të arsimit dhe përfaqësues të institucioneve shëndetësore po vlerësojnë se prioritetet e vaksinimit janë përcaktuar nga institucionet shëndetësore ku punëtoret e arsimit nuk hynë në ketë kategori.

Sindikata e Arsimit përmes një kërkesë drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, ka kërkuar qëpunëtorët arsimorë të jenë njëra ndër kategoritë me prioritet në vaksinimin kund Covid- 19. Ymer Ymeri, nga Sindikata e Arsimit, në njëpërgjigjeje për Radio Kosovën tha se për arsye se shkollat janë një vatër e shpërthimit dhe përhapjes se virusit, kemi kërkuar që kjo kategori të jetë ndër kategoritë e para që do të vaksinohen.

“ Kjo kërkesë ka ardhur për arsye se është e mundshme një vatër e madhe e shpërthimit të infeksionit nëpër shkolla. Prandaj kemi kërkuar që mësimdhënësit të jenë prioritet për vaksinim, me qëllim që të goditet pandemia aty ku mund të ketë shpërthim mëta madh. Kërkesa jonë nuk ka të bëjë me atëse kërkohet që mësimdhënësit tëprivilegjohen, por për arsye se konsiderojmëqë shkollat mund të jenë vatër e infeksionit dhe mos të kemi ndërprerje të procesit mësimor”, është shprehur Ymeri.

Ndërsa, njohësi i çështjeve të arsimit, Rinor Qehaja, nga Instituti “Edguard” në njëpërgjigjeje për Radio Kosovën tha se mësimdhënësit janë ndër kategoritë e rrezikuara nga pandemia, por se prioritetet duhet tëcaktohen nga institucionet shëndetësore.

“Për sa i përket kërkesës se Sindikatës sëArsimit ata kanë të drejtë të kërkojnë qëmësimdhënësit të jenë ndër kategoritë me prioritet për vaksinim. Por se prioriteti ivaksinimit kundër Covid-19 duhet të vijë i përcaktuar nga institucionet shëndetësorepërgjegjëse, të cilat pastaj mund t’i kategorizojnë sipas rrezikshmërisë së profesionit dhe shpërndarjes së vaksinës”, tha Qehaja.

Se punëtorët arsimorë nuk janë prioritet i institucioneve shëndetësore për vaksiniminkundër Covid-19, këtë e ka konfirmuar për Radio Kosovën në një përgjigjeje me shkrim mikrobiologu kosovar, Lul Raka. Ai ka bërë tëditur se në fazën e parë është paraparë tëvaksinohen 3 për qind e popullsisë apo 54 mijëqytetarë. Në këtë shifër hyjnë: punëtorët shëndetësorë, personat mbi 80 vjeç, personat që jetojnë në shtëpitë e të moshuarve dhe ata qëkujdesen për ta dhe personat me sëmundjekronike. Ndërsa, në fazën e dytë është paraparëtë vaksinohet pjesa tjetër e popullsisë, 17 për qind apo 306 mijë qytetarë.

E, ministri në detyrë, Armend Zemaj, ditë me parë ka paralajmëruar se 33 mijë vaksina janë siguruar të cilat pritet të arrijnë këtë muaj nga Kompania “Covax”.