Fjalë Kyçe

SBASHK: Këto janë shkollat që nuk mbajnë grevë sot

SBASHK: Këto janë shkollat që nuk mbajnë grevë sot

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, (SBASHK), bën të ditur se greva është mbajtur në mbi 98% të institucioneve arsimore.

Ata thonë se nga raportet që kanë shihet se nga 1116 institucione arsimore parauniversitare, gjegjësisht nga 784 shkolla amë dhe 332 paralele të ndara në grevë ishin 1101, ndërsa  pjesërisht apo plotësisht në grevë nuk kanë marrë pjesë vetëm 15 sosh.

“Në Malishevë  shkolla “Migjeni” Lubizhdë, shkolla “Petro Nini Laurasi” Llapçevë,   në Kastriot (Obiliq) shkolla “Fazli Grajçevci” Hade, shkollat “Faik Konica”, “Hasan Prishtina”, Ismail Qemajli” dhe “Iliria” Prishtinë, shkolla “Sejdi Kryeziu” Rogoqicë dhe “Asllan Thaqi”  Kariqevë të Kamenicës. Në Kaçanik shkolla “Emin Duraku”, në Gjilan- “Nazim Hikmet” Dobërçan, në Deçan shkolla “Maxhun Çekaj” Irzniq, shkollat “Dëshmorët e Tivarit” në Peqan ,”Drita“ në Gelanc të komunës së Suharekës, që në përqindje i bie 1.35%”, thuhet në njoftimin e SBASHK-ut.

Ja njoftimi i plotë:

Në shumicën absolute, gjegjësisht në mbi 98% të institucioneve arsimore u mbajt greva dyorëshe

Nga raportet shihet se nga 1116 institucione arsimore parauniversitare, gjegjësisht nga 784 shkolla amë dhe 332 paralele të ndara në grevë ishin 1101, ndërsa  pjesërisht apo plotësisht në grevë nuk kanë marrë pjesë vetëm 15 sosh.

Bazuar nga raportet që vijnë në selinë e SBASHK-ut nga kryetarët e nivelit komunal sindikal shihet se shumica absolute e institucioneve arsimore kanë respektuar vendimin e Këshillit Drejtues të SBASHK-ut për grevën paralajmëruese dyorëshe.

Nga raportet shihet se nga 1116 institucione arsimore, gjegjësisht nga 784 shkolla amë dhe 332 paralele të ndara në grevë ishin 1101, ndërsa  pjesërisht apo plotësisht në grevë nuk kanë marrë pjesë vetëm 15 sosh dhe atë:

Në Malishevë  shkolla “Migjeni” Lubizhdë, shkolla “Petro Nini Laurasi” Llapçevë,   në Kastriot (Obiliq) shkolla “Fazli Grajçevci” Hade, shkollat “Faik Konica”, “Hasan Prishtina”, Ismail Qemajli” dhe “Iliria” Prishtinë, shkolla “Sejdi Kryeziu” Rogoqicë dhe “Asllan Thaqi”  Kariqevë të Kamenicës. Në Kaçanik shkolla “Emin Duraku”, në Gjilan- “Nazim Hikmet” Dobërçan, në Deçan shkolla “Maxhun Çekaj” Irzniq, shkollat “Dëshmorët e Tivarit” në Peqan ,”Drita“ në Gelanc të komunës së Suharekës, që në përqindje i bie 1.35%.

Nuk ishte në grevë edhe shkolla speciale në Mitrovicë, por përkrahë grevën. Për këtë institucion SBASHK-u ka mirëkuptim për arsye të natyrës së veçantë të punës atje.

Këshilli Grevist qendror bashkë me Këshillat greviste komunale është në përcjellje të situatës dhe nëse  merren  informacione shtesë se edhe ndonjë institucion  arsimor kudo në Kosovë nuk ka respektuar vendimin e Këshillit Drejtues  do ta informojmë opinionin.

Prishtinë, 13 dhjetor 2019, Zyra për informim e SBASHK-ut