Fjalë Kyçe

SBASHK me apel për MASHT-in dhe DKA-të: Mos i’u bëni shantazh mësimdhënësve

SBASHK me apel për MASHT-in dhe DKA-të: Mos i’u bëni shantazh mësimdhënësve

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, nëpërmjet një komunikate për media, i ka bërë apel Ministrisë së Arsimit dhe drejtorive komunale, të mos bëjnë shantazh dhe presion për mësimdhënësit që po mbajnë grevë.

Në këtë njoftim thuhet se në shkollat ku po mbahet greva, po ndalen edhe ngrohjet, që sipas SBASHK-ut po ndikon që marrëveshja mes institucioneve arsimore të mos jetë as afër.

“Duke përdorur metoda shantazhi dhe presione ndaj mësimdhënësve dhe duke i penguar të arrijnë në vendin e tyre të punës, duke ndërprerë ngrohjen në shkolla ku mbahet greva kontribuon në rritjen e diferencës mes qëndrimeve të përfaqësuesve të arsimit dhe punëdhënësve, prandaj iu bëjmë apel MASHT-it, DKA-ve dhe Drejtorive komunale t’i lënë përpjekjet e kota për të tentuar që të thehet greva pasi grevistët janë këmbëngulës të qëndrojnë në grevë deri në realizimin e kërkesave të tyre në të gjitha rrethanat përndryshe e detyron SBAShK-un të zbaton pikën 3.1 të nenit 10 të Ligjit për greva që mundëson që të punësuarit të mos paraqiten fare në vendin e tyre të punës”, thuhet në njoftimin e Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë.