Fjalë Kyçe

SBASHK organizon takim me mësuesit e pensionuar

SBASHK organizon takim me mësuesit e pensionuar

Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës, sot do të takohet me mësuesit e pensionuar.

Po ashtu SBASHK-u sot nderon me mirënjohje 675 punonjësit e arsimit të pensionuar.

“Kemi nderin të iu ftojmë në solemnitetin qendror të SBASHK-ut me datë 10 mars 2019, i cili do të mbahet në sallën ‘1Tetori’ në Prishtinë, duke filluar në ora 11:00 deri në ora 12:00, në shenjë të respektit për punëtorët e arsimit të pensionuar në periudhën 1 prill 2018 deri më 31 mars 2019, me ç’rast do të iu ndahet nga një mirënjohje dhe nga një orë dore 675 punonjësve arsimor të pensionuar në këtë periudhë”, thuhet në njoftimin e SBASHK-ut.