Fjalë Kyçe

SBASHK-u merr këtë vendim për grevën

SBASHK-u merr këtë vendim për grevën

Këshilli drejtues i SBASHK-ut ka vendosur për pezullimin e grevës dhe ka njoftuar se mësimi do të fillojë të hënën.

Imer Imeri ka propozuar për pezullimin e grevës, por jo edhe anulimin e saj. Sipas tij, greva mund të anulohet pas votimit të ligjit në Kuvend. Ndërsa Rrahman Jasharaj ka konfirmuar se të hënën do të fillojë mësimi, por ka paralajmëruar se mund të fillojë greva nëse ndodh diçka e papritur, duke mos saktësuar çfarë.