Legjenda e Manchester United, Paul Scholes, ka kritikuar mesfushorin Ander Herrera.
Manchester United ka dështuar për të katërtën ndeshje më radhë të gjejë fitoren, duke barazuar 2:2 me Arsenalin në ‘Old Trafford’.
Cak i kritikave pas kësaj ndeshje, ka qenë mesfushori Ander Herrera.
Paul Scholes duke folur për BT Sport, ka thënë se lojtarët që nuk mund të bëjnë një pasim, nuk mund të jenë lojtarë të Manchester United.
“Duhet të vëni në pikëpyetje kualitetin e lojtarëve. Rio Ferdinand bëri atë pyetje kur tha, ‘A është në gjendje që Ander Herrera ta pasojë atë top te Pogba?’”, ka deklaruar Scholes, përcjell ‘lajmi.net’
“Bëhet fjalë për një hapësirë 15-20 metra, po flasin ndoshta për një pasim rreth 30 metra – një pasim i thjeshtë – nëse ai nuk është mjaftueshëm i mirë që ta bëjë atë pasim atëherë ai s’duhet të jetë në këtë klub”.