Schumacher dhe “Ferrari” duket se do të vazhdojnë rrugëtimin edhe për disa vite.
Por, kësaj radhe nuk është legjenda Michael, por djali i tij Mick, i cili është në rrugë të mbarë për të bërë një karrierë të madhe në garat me Formula.
Mick më herët ka triumfuar në kampionatin evropian në Formula 3, dhe puna e tij ka filluar të shpërblehet.
Ai i është bashkuar akademisë së të rinjve të “Ferrari”, raporton “Autsport”.
Schumacher është shprehur shumë i lumtur për këtë hap të tij, duke thënë se një rol të madh luan edhe lidhja familjare.
Babai i Mick kaloi 11 sezone me skuadrën e “Ferrari”. Ai u bashkua në vitin 1996 para se të pensionohej në fund të 2006-ës.
Michael Schumacher ishte shtatë herë kampion botëror i Formula 1. Mbetet të shihet nëse edhe Mick do të ketë arritjet e babait.