Ambasadori i SHBA-së në Serbi, Kyle Scott në bisedën që ka pasur me kryeministren e Serbisë Ana Bërnabiq, ka thënë se SHBA- ja në mënyrë të vazhdueshme fton autoritetet në Kosovë që ta ndërprenë taksën ndaj mallrave të Serbisë që është pengesë për dialogun, transmeton Koha.net.
Siç përcjell b92, Scott ka theksuar se SHBA-ja përkrah përpjekjet e Serbisë që t’i normalizojë marrëdhëniet me Kosovën dhe se ajo është e gatshme të ndihmojë në arritjen e marrëveshjes së qëndrueshme që do të mundësonte stabilitet dhe përparimin e gjithë rajonit.
Edhe kryeministrja Bërnabiq ka thënë se është e domosdoshme që Kosova ta heqë taksën “për ta vazhduar dialogun dhe për të gjetur një zgjidhje kompromisi”.