Fjalë Kyçe

Scott: Zgjidhja gjithëpërfshirëse për çështjen e Kosovës duhet të përfshijë njohjen reciproke

Scott: Zgjidhja gjithëpërfshirëse për çështjen e Kosovës duhet të përfshijë njohjen reciproke

Ambasadori i SHBA-së në Beograd Kyle Scott deklaroi sot se zgjidhja gjithëpërfshirëse për çështjen e Kosovës duhet të përfshijë njohjen reciproke.

Në një prononcim për një televizion serb, diplomati amerikan theksoi se një gjë e tillë thuhet edhe në letrën e presidentit amerikan Donald Trump dërguar homologut të tij serb, Aleksandar Vuçiq.

“Më tej, gjithçka varet nga ju,” porositi Scott.

Ndryshe, më 29 prill në samitin e Berlinit pritet të ketë zhvillime interesante.

Sot kryeministri Haradinaj ka thënë se Macronit dhe Merkelit do ua kërkojë liberalizimin e vizave.