Cristiano Ronaldo është detyruar të hante i vetëm pasi me qëndrimin e tij për t’u larguar nga Manchester United i ka mllefosur bashkëlojtarët e tij.
Futbollisti portugez është i vendosur për ta provuar një përvojë të re pasi dëshiron të luajë në Ligën e Kampionëve, e një mundësi të tillë, siç dihet, s’mund t’ia ofrojnë “Djajtë e Kuq”.
Siç njoftojnë mediat britanike, më saktësisht mediumi “The Athletic”, 37 vjeçari u pa disa herë duke ngrënë në mensën e klubit, derisa në tavolinë ishte i vetëm, përcjell “Gazeta Express”.
Menaxheri i tij, Jorge Mendes është duke u munduar që ta bëjë më të mirën, në mënyrë që ta gjejë një klub të përshtatshëm për portugezin.
Chelsea, Bayern Munich, Napoli dhe ish-klubi i tij, Juventus janë disa prej klubeve që e duan pesë herë fituesin e Topit të Artë.
Ai mungoi në fazën përgatitore në Azi dhe në Australi për arsye personale, ndërsa po e kërkon shkëputjen e kontratës me “Djajtë e Kuq” për t’u transferuar diku tjetër.
Ronaldo startoi nga minuta e parë në humbjen, 0:4 nga Brentfordi, kurse u inkuadrua në lojë në pjesën e dytë në duel me Brighton & Hove Albion.