Fjalë Kyçe

“Së pari Serbia në BE, pastaj të zgjidhet çështja e Kosovës”

“Së pari Serbia në BE, pastaj të zgjidhet çështja e Kosovës”

Ish-kancelari gjerman Gerhard Schröder deklaroi sot në konferencën “World Minds” në Beograd, se është më e lehtë të pranohet së pari Serbia në BE dhe pastaj të adresohet çështja e Kosovës.

“Sipas mendimit tim, zgjidhja më e lehtë është të pranohet së pari Serbia në BE, dhe pastaj të shqyrtojmë zgjidhjen e mundshme të Kosovës”, tha ish-kancelari gjerman.

Por, presidenti serb Aleksandar Vuçiq iu përgjigj atij se fatkeqësisht kjo nuk do të ndodhë dhe se “të gjithë janë të humbur në kohë dhe hapësirë”.

“Kemi biseduar për këtë pothuajse pesë orë dhe më pas kam marrë një mesazh: Ne duhet ta përshpejtojmë zgjidhjen, për të rritur përpjekjet për të zgjidhur çështjen e Kosovës. Prishtina nuk mund të konsolidohet pa Serbinë dhe ne do të bëjmë më të mirën për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit,”tha Vuçiq.