Presidenti Agim Ademi, në shoqëri të anëtarit të KE-së, Luan Vokshi, ka pritur, sot, iniciatorët e krijimit të Ligës së Veteranëve; Betim Qerkini, Avni Shala, Enes Shosholli dhe Agim Maliqi. Me këtë rast, ata, e njoftuan presidentin Ademi për nismën e tyre dhe hasën në përkrahje të fuqishme të FFK-së, shkruan GazetaAlo.
Në këtë takim u arrit pajtueshmëria që sa më shpejtë të krijohet Liga e Veteranëve, e cila pa dyshim do të jetë pjesë e rëndësishme e FFK-së.
Presidenti Ademi theksoi se ideja për krijimin e kësaj lige është shumë e qëlluar dhe është mirë që kjo ligë do të formohet pikërisht nga futbollistët e periudhës së sakrificës dhe e cila si ligë do të jetë shumë atraktive, ngase do t’i mbledhë ish-futbollistët e gjeneratave të ndryshme. /GazetaAlo