Travis Scott përfundimisht ka konfirmuar statusin e tij martesor me Kylie Jenner.
Travis Scott po ashtu e quajti partneren e tij “nëna më cool e të gjitha kohërave”, shkruan Cosmopolitan, transmeton lajmi.net.
Për disa javë kanë qarkulluar thashetheme se Kylie Jenner dhe Travis Scott janë fejuar ose edhe që janë martuar.
Këto dyshime erdhën pasi Kylie arriti ta fshehë shtatzëninë për nëntë muaj rresht.
Madje, dyshimet ishin shtuar edhe kur Kylie publikoi imazhe në rrjete sociale, përmes së cilave tregonte dhuratat e Krishtlindjes me mbishkrimin “Gruaja” dhe “Babai”.
Në një intervistë dhënë për “Rolling Stone”, Travis tregoi statusin e tij duke thënë “Ishim vetëm dy fëmijë që po kalonim kohë me njëri-tjetrin. Ndoshta në javën e parë as që e dinim nëse kishte diçka të vërtetë në këtë mes apo ishte vetëm flirtim. Ndërsa në javën e parë, vetëm kur e pashë veten ende duke folur me të. Do të martohemi së shpejti sepse ajo është e duhura. Do t’i propozoj”.