Fjalë Kyçe

Seanca e jashtëzakonshme për lojërat e fatit nis në ora 16:00

Seanca e jashtëzakonshme për lojërat e fatit nis në ora 16:00

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka prezantuar sot para deputetëve projektligjin për ndalimin e lojërave të fatit.

Mirëpo punimet e kësaj seance u shtynë për në orën 16:00 në mungesë të kuorumit.

“Përmes këtij projektligji ndalohen të gjitha lojërat e fatit me përjashtim të Lotarisë së Kosovës. Propozoj ta miratoni këtë projektligj”, tha Haradinaj.

Ndërkohë seanca ku u diskutua për zëvendësimin e orëve të humbura ka përfunduar pa ndonjë rezultat.