Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, është takuar me ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, ata biseduan për rrjedhat e përgjithshme politike në vend.
Sejdiu tha se e falënderoi ambasadorin Heldt për kontributin e madh që Gjermania ka dhënë në të gjitha fazat e ndërtimit dhe fuqizimit të shtetit të Kosovës.
“Republika Federale e Gjermanisë, është ajo e cila ka ndihmuar popullin e Kosovës, para dhe pas dy proceseve kruciale për të ardhmen tonë, lirisë dhe pavarësisë, dhe po ndihmon edhe sot në fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të shtetit të Kosovës”.
“Në këtë fazë nëpër të cilën po kalon vendi ynë, është e rëndësishme mbështetja e Gjermanisë, si në procesin e dialogut Kosovë-Serbi, ashtu edhe në rrugën e integrimit euroatlantik të Kosovës”, ka shkruar Sejdiu në rrjetin social Facebook.
Sejdiu tha se bashkëpunimi midis Kosovës dhe Serbisë duhet të zgjerohet edhe më shumë si në rrafshin arsimor, kulturor edhe në atë ekonomik.
“Republika e Kosovës dhe qytetarët e saj, do t’i jenë mirënjohës përherë Gjermanisë për ndihmën e pakursyer”, ka shkruar ndër tjera Sejdiu.