Fjalë Kyçe

Sejdiu: Mustafa nuk më ka treguar se do të kandidojë për kryetar të LDK-së

Sejdiu: Mustafa nuk më ka treguar se do të kandidojë për kryetar të LDK-së

Ish-presidenti Fatmir Sejdiu ka thënë se nuk e ka ditur se Isa Mustafa do të kandidonte për kryetar të LDK-së.

Ai tha se në takimin e djeshëm që pati me të, e  ka njoftuar për interesimin e tij për kandidim, por thotë se Mustafa nuk i ka thënë asgjë.

Tutje, ai ka thënë se është injoruar vazhdimisht edhe nga nënkryetarët e partisë.

“Si zakonisht që s’tregon ai. Në takim me mua u deklarua se jo. Në takim të Kryesisë ka thënë se jo nuk garon. Unë e kam takuar. Kam ofruar gjithë potencialin tim për përfundimin e mirë të procesit zgjedhor. I kam thënë se unë do të garoj, ai nuk më ka dhënë përgjigje”.

“Unë i kam dhënë një ofertë atij. Unë nuk e kam pranuar ofertën e tij që ta udhëheq Kuvendin. Po të zhvillohej votimi në mënyrë të fshehur, do të kishte rezultat tjetër. Kam thirrur tre nënkryetarët e partive për t’u takuar. Është shteëpia e ime, ndoshta s’më qesin prej aty”, tha Sejdiu në Debat Plus në Rtv Dukagjini.