Fjalë Kyçe

Sejdiu: Përgjegjësi konkrete për humbje të LDK-së

Sejdiu: Përgjegjësi konkrete për humbje të LDK-së

Mos radhitja e LDK-së si parti e parë në zgjedhjet e 6 tetorit duhet të përcillet me përgjegjësi konkrete. Nuk duhet të shkohet në vazhdimësi duke humbur zgjedhjet dhe mos të ketë reflektim karshi tyre. Zgjedhjet kanë qene të rregullta me një ecje pak më pozitive se proceset e hershme, ka thënë në një intervistë për KosovaPress, ish-presidenti i Kosovës dhe ish-kryetari i LDK-së, Fatmir Sejdiu.

Sejdiu thotë se duhet bërë një analizë e mirëfilltë nga LDK-ja, për të shikuar premtimet që janë bërë dhe realizimin e tyre.

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-kryetari i LDK-së, thotë për KosovaPress, se LDK është e hapur për një koalicion mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, i cili sipas tij, duhet të formohet mbi interesin e Kosovës dhe qytetarëve.

Në lidhje me procesin zgjedhor të këtij viti, Sejdiu thotë se ka qenë më korrekt se herët të tjera.

Në zgjedhjet e 6 tetorit, Lëvizja Vetëvendosje sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, radhitet e para, e pasuar nga LDK. Ndërkaq, kjo e fundit prej zgjedhjeve parlamentare të vitit 2004, nuk ka mundur të fitoi asnjë proces zgjedhor.