Fjalë Kyçe

Sejdiu s’i harron fjalët e VV’së, kërkon konsum të produkteve vendore

Sejdiu s’i harron fjalët e VV’së, kërkon konsum të produkteve vendore

Deputeti i PSD-së, Dardan Sejdiu, ka thënë se një nga punët më të mira që kanë bërë në Kuvend është futja e një neni në Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit, ku kërkohet vendosja e flamurit të shtetit të origjinës së produktit bashkë me çmim.

Ai ka thënë se në pikat e shitjes gjithandej Kosovës qytetarët mund të vendosin në mes të prodhimeve vendore dhe produkteve tjera.

“Sot në pikat e shitjes gjithandej Kosovës mund te vendosni në mes të prodhimeve vendore, e kështu të ndihmoni punësimin dhe ekonominë e vendit, apo edhe të vazhdohet me konsumin e produkteve tjera”, ka shkruar Sejdiu në Facebook.

Ndërkaq në postimin e tij, Sejdiu ka përdorur sloganin e njohur të Vetëvendosjes “Duaje tënden”.

Ky është postimi i Sejdiut në Facebook

https://www.facebook.com/dardan.sejdiu1/posts/10156066694097681