Fjalë Kyçe

Sejdiu tregon nëse do të nënshkruhet nesër koalicioni parazgjedhor me AAK-në

Sejdiu tregon nëse do të nënshkruhet nesër koalicioni parazgjedhor me AAK-në

Më 22 gusht, pritet të shpërndahet Kuvendi i Kosovës, pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj nga i pari i shtetit. Mirëpo, duket se para se të shpërndahet kuvendi, partitë politike, do t’i futen garës për zgjedhje duke bërë koalicione parazgjedhore.

Në lidhje me një koalicion të mundshëm ndërmjet Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partisë Socialdemokrate, është folur edhe sot nëpër media.

Mirëpo, për Gazetën Insajderi ka folur deputeti i PSD-së, Dardan Sejdiu, i cili nuk e ka mohuar që nesër do të ketë një marrëveshje për koalicion parazgjedhor me AAK-në.

“Nesër ne e kemi mbledhjen e Këshillit Drejtues, dhe në atë mbledhje do të diskutohen të gjitha koalicionet e mundshme parazgjedhore, apo garimi i vetëm në zgjedhje. Nesër në ora 12 kemi mbledhje të këshillit, dhe këshilli merr vendime për mënyrën se si ecim përpara. Kaq mund të them”, i ka thënë Insajderit, Sejdiu.

Burimet e Gazetës Express kanë bërë të ditur se të hënën, më 21 gusht, pritet të zyrtarizohet marrëveshja e AAK-së dhe PSD-së për koalicionin parazgjedhor.