Fjalë Kyçe

Sejdiu tregon se çfarë raportesh ka me Isa Mustafën

Sejdiu tregon se çfarë raportesh ka me Isa Mustafën

Ish- presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu është deklaruar për raportet mes tij dhe kryetarit të LDK-së Isa Mustafa.

Megjithëse mohon të ketë pasur raporte të acaruara me kryetarin Mustafa, Sejdiu thotë se do të vazhdojë të ngrit zërin sa herë që vëren parregullsi në LDK.

“Raporte personale nuk kam pasur asnjëherë, raporte që trajtohen në opinion…. absolutisht raporte jo të këqija mes njerëzve. Unë kam pasur qëndrimet e mia për zhvillimet e LDK-së, për mosgatishmërinë e saj që të jap përgjigje dhe definicione të qarta. Mendimi tjetër (i imi) nuk është keqadashës, kam qenë një njeri që zëshëm kam shpreh qëndrimin dhe ngritur zërin, mbase dikujt mund t`i ketë mos pëlqyer ose prishje e ndonjë ujdie… dhe këtë do ta bëjë edhe në vazhdim”, u shpreh Sejdiu
në një intervistë për “Gazeta Blic” .

Tutje, duke ndarë kritika në mënyrë të tërthorët në adresë të Mustafës, ai veçoi se LDK nuk duhet të fshihet karshi temave të mëdha që ka vendi.

“Kur jemi te temat e mëdha që ka Kosova, LDK si formacion me kaq numra, nuk mund të jetë dhe nuk guxon të fshehet dhe të rrij anash, por duhet të jap fuqishëm qëndrimin e vetë”, tha Sejdiu.