Një gardiane burgu nga Britania, Aisha Gan, e cila pati lidhje me një të dënuar të rrezikshëm, Kuram Razak, ka përfunduar vetë në qeli dhe do të rrijë për të paktën një vit.
Razak po kryente një dënim prej 12 vitesh për grabitje të mbetur në tentativë.
Prokuroria solli si prova foto të çiftit duke u puthur e duke u përqafuar në qelinë e të burgosurit, si dhe objekte seksuale që ajo i kishte dërguar.
Gardianja 27-vjeçare e pranoi lidhjen që kishte pasur me të dënuarin për rreth katër muaj, dhe mori dënimin për 12 muaj.