Fjalë Kyçe

Sekuestrohen armë dhe municione në rajonin e Prishtinës

Sekuestrohen armë dhe municione në rajonin e Prishtinës

Policia e Rajonit të Prishtinës në kuadër të punës që po bën për parandalimin e akteve kriminale, ka ndërmarrë një sërë veprimesh hetimore dhe operative të cilat në veçanti kanë rezultuar me gjetjen e armëve dhe municioneve si dhe identifikimin e poseduesve të këtë drejtim sot në orët e hershme të mëngjesit stacioni policor i Obiliqit ka zhvilluar një operacion bastisjeje në fshatin Sibovc të komunës së Obiliqit me ç’ rast ka arritur të gjejë dhe të sekuestroj:

• Një armë automatike AK47,

• Nëntë karikator të armës automatike AK47,

• Dy pushkë gjuetie,

• Një revole të tipit Beretta, të kalibrit 9 mm, si dhe

• Pesëdhjetepesë copë fishek të kalibrave të ndryshëm.

Ndaj të dyshuarit;XH. K, mashkull 36 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës, dhe në konsultim me prokurorin e shtetit i njëjti është proceduar më tej.Se këndejmi sigurojmë qytetarët se strukturat policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, në kuadër të veprimtarisë së tyre për përmbushjen e misionit për garantimin e rendit dhe të sigurisë publike, do të jenë vazhdimisht të angazhuara për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale si dhe vënien para drejtësisë së personave të implikuar në to.