Fjalë Kyçe

Selimi kërkon nga institucionet angazhim më të madh në rastin e dy policëve

Selimi kërkon nga institucionet angazhim më të madh në rastin e dy policëve

Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi në seancën e Kuvendit të Kosovës ka folur në lidhje me rastin e dy policëve të Kosovës, të cilët që nga e shtuna rezultojnë të humbur pas një aksidenti që ka ndodhur në magjistralen Kaçanik-Han i Elezit.

Selimi kërkoi nga institucionet e sigurisë angazhim maksimal dhe që sa më shpejt ta ndriçojnë këtë rast.

Ai tha se duhet një koordinim me të gjitha agjencitë e sigurisë në mënyrë që në raste të emergjencave sikurse kjo të reagohet menjëherë.

Deputeti i VV-së kërkoi nga institucionet shëndetësore të krijojnë kushte më të mira për Policinë.