Fjalë Kyçe

Selimi: Nuk ka ftohje të marrëdhënieve me SHBA-në, është retorikë e opozitës

Selimi: Nuk ka ftohje të marrëdhënieve me SHBA-në, është retorikë e opozitës

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka thënë se nuk ka ftohje të marrëdhënieve me SHBA-në, ndërsa ka shtuar se thashethemet për këtë gjë janë retorikë e opozitës.

“SHBA-ja e do një partner serioz në Kosovë. Asnjëherë nuk do të lejojmë ftohje ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së. Kjo as që ka ndodhur, sepse me SHBA-në na lidhin gjëra të tjera jo vetëm taksa. Tek e fundit, SHBA-ja nuk do të rreshtohet në anën e Serbisë, kundër Kosovës”, ka thënë Selimi.

Ai ka shtuar se kryeministri Kurti e ka mbështetjen e plotë të Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, sa i përket zëvendësimit të taksës me masë reciprocitetit, shkruan eo.

Kur ka folur për dallimet që kanë rreth kësaj çështjeje me partnerin e koalicionit, Selimi nuk e përjashtoi mundësinë që LDK-ja të krijojë mospajtime. Ka deklaruar se veprimet e presidentit Thaçi janë të papranueshme.

Ai tha presidenti Thaçi është më i interesuar që të flasë me një zë me presidentin serb Vuçiq, sesa me kryeministrin Kurti.