Fjalë Kyçe

Selmanaj: Do t’i nderonim të rënët sikur të diskutonim për shpenzimet e parasë publike

Selmanaj: Do t’i nderonim të rënët sikur të diskutonim për shpenzimet e parasë publike

Seanca e jashtëzakonshme e cila është thirrur me kërkesë të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje, për të diskutuar për shpenzimet e parasë publike është shtyer për 12 mars.

Këtë kërkesë, e ka bërë deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, duke thënë se në sallë është një numër i vogël i deputetëve dhe se nuk mund të vazhdohet, shkruan Gazeta Alo.

Sipas tij, arsyeja është që shumë deputetë janë pjesë e manifestimit të “Epopesë së UÇK-së.

“Meqenëse është një numër jashtëzakonisht i vogël i deputetëve dhe arsyeja është se janë pjesë e manifestimit të Epopesë së UÇK-së, ne po mendojmë se pikërisht nderi më i madh dhe nderimi më i madh për ata që kanë rënë për këtë vend  do të ishte nëse ne i diskutojmë shpenzimet e parasë publike sepse pikërisht në këto ngjarje po manipulohen paratë e buxhetit të Kosovës”, ka thënë ai.

Duke iu referuar zyrtarëve qeveritarë, Selmanaj ka thënë se këta të fundit tashmë kanë filluar të vjedhin edhe në letrat e tualetit dhe pako higjienike.

“Nëse dikur është thënë dhe është vërtetu se këta njerëz vjedhin me varrezat e dëshmorëve dhe me lapidarët tash kanë filluar të vjedhin edhe në letrat e tualetit dhe pako higjienike. Në kërkojmë që kjo seancë të shtyhet me datën 12 mars në ora 10:00”, ka thënë ai./Gazeta Alo/