Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, në Interaktiv të KTV-së, ka komentuar atë që ndodhi në seancën e sotme maratonike të Kuvendit të Kosovës, ku u fol për taksën ndaj mallrave serbe.
Seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga AAK-ja dhe disa deputetë tjerë opozitarë, sipas tij, nxori fakte interesante.
“Zakonisht debatet në seancat e jashtëzakonshme, në fund, nxjerrët një mocion në formë rezolute apo deklarate, por si duket AAK-ja, si parashtruesi kryesor e pa gjendjen në Kuvend dhe qëndirmet e grupeve tjera dhe e dinte apriori se çfarëdo çështje që do shtrohej, do rrezohej”, ka thënë Semanaj.
Ai ka folur edhe për dallimet me partnerin e koalicionit, VV-në. Sipas tij, ato nuk janë të mëdha e as përmbajtësore.
“Dikush po thotë se taksa si mjet i vendosur ka arritur qëllimin e vet, por kjo masë për mendimin tim nuk ka asnjë afekt, është vendosur aksidentalisht. Kur them aksidentalisht, mendoj, PDK-ja thoshte që taksa ishte ide jona, AAK-ja nuk kishte ide dhe me pas e pa si masë populiste. Më tepër ka ndodhur si formë e reagimit aksidental, se një masë e tillë nuk mund të vendoset pa një analizë ekonomike e politike”, ka shtuar deputeti i LDK-së.
Ai ka folur edhe për presionin e SHBA-së për heqje të taksës. Sipas tij, taksa duhet të hiqet menjëherë në mënyrë që të ruhen raportet e mira me partnerët ndërkombëtarë.
“Ne jemi të vetëdijshëm se pa ndihmën dhe këshillën e miqve tanë, asnjë efekt nuk mund të ketë kjo”, tha ai. “Shumica në AAK thonë se tarifa e dali ndarjen, e ne anën tjetër akuzohej presidenti Thaçi që ai ka qenë për ndarjen e Kosovës. Atëherë i bie qe tarifën e kemi vendosur për presidentin tonë, jo kundër Serbisë”.
AI ka përsëritur atë që e ka thënë sot edhe në Kuvend, se gjithçka e mirë që i ka ndodhur Kosovës, ka ardhur falë ndihmës së SHBA-së.
“LDK-ja është e vetëdijshme se partneriteti me Amerikën është krucial”, tha ai.
E për masën e reciprocitetit të propozuar nga VV-ja, ai ka thënë se ajo duhet të jetë një proces që do të bëhet hap pas hapi dhe në koordinim me miqtë ndërkombëtar.
“Taksa është thënë se është vendosur edhe si masë për t’i ndalur çnjohjet, po a janë ndalur ato? Është shtuar intensiteti”.