Fjalë Kyçe

Sëmuret Albin Kurti, shtrihet në spital

Sëmuret Albin Kurti, shtrihet në spital

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, është shtrirë në QKUK përkatësisht në klinikën infektive për shkak të një infeksioni gripal.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, kryetari i degës së Vetëvendosjes në Prishtinë, Arben Vitia, shkruan Gazeta Alo.

Ai ka thënë se pranë tij ëshët kujdesi i mjekëve, familjarëve e aktivistëve.

Postimi i tij i plotë:

Të dashur miq, meqenëse shumë prej jush po thërrisni në telefon për të pyetur, po ju njoftoj këtu, Albini sot në mëngjes herët ka patur një shqetësim shëndetësor, për shkak të një infeksioni gripal.

Falë përkujdesjes së mjekëve në emergjencë dhe klinikës infektive në QKUK, gjendja e tij tash është më stabile. Pranë tij është kujdesi i mjekëve, familjarëve e aktivistëve. Meqenëse shenjat janë të gjitha të mira, shpresojmë që do të dalë sa më shpejt./Gazeta Alo/