Fjalë Kyçe

Senatorë nga SHBA-ja i bëjnë vizitë FSK-së

Senatorë nga SHBA-ja i bëjnë vizitë FSK-së

Në ditën e festës së Pavbarësisë, Komandën e Forcës Tokësore të FSK-së nga komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama është pritur një delegacion i senatorëve të Shatetve të Bashkuara të Amerikës.

“Në takim komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama i njoftoi senatorët, për  aktivitetet e zhvilluara në kuadër të partneritetin tonë me SHBA-të, rëndësinë që ka për neve ky partneritet dhe  në  veçanti për Programin e  Partneritetit Shtetëror me IOWA-në,  bashkëpunimi me Ekipin Ndërlidhës Këshillues të NATO-s (NALT) që është i atashuar në Ministri dhe Forcë si dhe bashkëpunimin e mirë  me KFOR-in”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Mbrojtjes.

“Po ashtu gjeneral  Rama i njoftoi mysafirët e lartë nga SHBA-të edhe me detyrat dhe planet që e presin FSK-në, me  mision të ri – mision ushtarak,  në ngritjen e strukturës dhe kapaciteteve operacionale, duke bashkëpunuar ngushtë me SHBA-të, me partnerët tjerë strategjik, NATO-n dhe vendet aleate”.

Kryesuesi i delegacionit të senatorëve nga SHBA-ja, senatori James M. Inhofe ndër të tjera është shprehur: “Jam i nderuar ta udhëheqi delegacionin nga Kongresi amerikan, në Kosovë. Kosova është një partner i rëndësishëm për Shtetet e Bashkuara dhe për NATO-n, pasi që punojmë së bashku në ndalimin e rritjes së agresionit rus në rajon”.

Delegacioni ka qenë i kryesuar kryesuar nga senatori James M. Inhofe – Kryesues i Komitetit të Senatit për Shërbimet e Armatosura, i cili shoqërohej edhe nga senatorët:  Michel B. Enzi, John N. Boozman, Marion Round  dhe përfaqësuesit Trent Kelly dhe Gregory Gianforte.