Fjalë Kyçe

Serbët djegin flamurin e Kosovës në Zveçan

Serbët djegin flamurin e Kosovës në Zveçan

Persona të panjohur kanë djegur dje në mesditë flamurin e Republikës së Kosovës në Zveçan.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin.

“Persona të dyshuar të panjohur kanë djegur një flamur. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori”, thuhet në njoftimin e policisë.

Veton Elshani i ka thënë KosovaPress-it, se rasti është hapur për nxitje të urrejtjes, përçarje dhe mosdurim.

Sipas tij, të rinj të cilët dyshohet se ishin të mitur, janë parë duke e djegur flamurin e Kosovës.

Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori.