Fjalë Kyçe

Serbët vendosin të marrin pjesë në zgjedhjet në veri

Serbët vendosin të marrin pjesë në zgjedhjet në veri

Serbët në veri sollën vendim që të dalin në zgjedhjet komunale në katër komunat veriore.
Ky vendim u mor pas takimit të përfaqësuesve të Listës Serbe me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq,
Ky vendim siç është thënë, u mor me qëllim që shqiptarët në veri të cilët përbëjnë vetëm 0.1 për qind, të mos e marrin kontrollin ndaj katër komunave.

Në katër komunat e veriut të Kosovës të banuara me shumicë serbe: Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan më 19 maj do të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se ka filluar menjëherë përgatitjet për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Katër kryetarët e këtyre komunave, më 27 nëntor të vitit 2018, dhanë dorëheqje, duke kundërshtuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për vendosjen e taksës 100% ndaj prodhimeve të importuara nga Serbia.
Të katër komunat në veri të vendit janë udhëhequr nga Lista Serbe, e cila do të vendosë rreth pjesëmarrjes në këtë proces zgjedhor, pas një takimi me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.