Fjalë Kyçe

Serbët mblidhen në Gazimestan të Obiliqit, shkaktojnë incident me policinë

Serbët mblidhen në Gazimestan të Obiliqit, shkaktojnë incident me policinë

Një grup serbësh kanë provokuar Policinë e Kosovës, pas përfundimit të manifestimit të tyre tek monumenti në Gazimestan, afër Obiliqit.

Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

Krasniqi tha se të dyshuarit kanë bërë provokime të përsëritura, për çka edhe ka ndërhyrë policia.

“Sot, më 28.06.2020, pak para orës 14:00, gjatë manifestimit në Gazimestan, dy persona (dyshohet nën ndikim të alkoolit), kanë bërë disa provokime të përsëritura. Edhe përkundër vërejtjeve të dhëna nga Policia, të njëjtit kanë vazhduar me provokime, dhe zyrtarët policor janë detyruar të ndërmarrin veprime, për t’i ndaluar provokimet dhe për ti zhvendosur nga masa. Të njëjtit pastaj janë liruar”, ka deklaruar Krasniqi.