Fjalë Kyçe

Serbët paralajmërojnë protestë para ambasadës së SHBA-së në Beograd

Serbët paralajmërojnë protestë para ambasadës së SHBA-së në Beograd

Disa dhjetëra serbë të ftuar nga disa organizata nacionaliste në Serbi, të mërkurën mbrëma kanë mbajtur një tubim në qendër të Beogradit, për siç është thënë “ngjarjet e fundit në Kosovë”.

Protestuesit u mblodhën para ndërtesës së Kuvendit të Serbisë dhe për një moment pati edhe konfrontime me policinë, por gjithçka përfundoi pa incidente, shkruan gazeta “Danas”.

E për të shtunën, organizatat e njëjta kanë paralajmëruar protestë më të organizuar dhe atë do ta mbajnë para ambasadës së SHBA-së në Beograd.

Këto organizata dhe mediat nuk kanë shpjeguar arsyen e protestës para SHBA-së.

Të mërkurën, Policia e Kosovës ndërmori aksion në nivel vendi, përfshirë edhe komunat në veri për luftim të kontrabandës. Në Mitrovicë të Veriut dhe në Zveçan hasi në rezistencë të serbëve lokalë.