Fjalë Kyçe

Serbët tentojnë të fusin mall ushqimor ilegalisht në Kosovë, policia jep detaje

Serbët tentojnë të fusin mall ushqimor ilegalisht në Kosovë, policia jep detaje

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar të komunitetit serb në Zubin Potok.

Gjatë kontrollit në automjetin transportues që drejtohej nga njeri prej të dyshuarve, është gjetur një sasi e pijeve të ndryshme dhe mall ushqimor për të cilat nuk posedonin dokumente përcjellëse dhe se dyshohet se janë futur rrugëve ilegale.

Automjeti transportues është dërguar në terminalin doganor ndërsa, me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedure të rregullt./Gazeta Alo/