Fjalë Kyçe

Serbia dërgon kërkesë KFOR-it për kthimin e ushtarëve të saj Kosovë

Serbia dërgon kërkesë KFOR-it për kthimin e ushtarëve të saj Kosovë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka njoftuar se në mbrëmjen e 15 dhjetorit, Qeveria e Serbisë do t’i dërgojë KFOR-it një kërkesë elektronike për të kthyer një numër të caktuar, “në qindra deri në një mijë” të pjesëtarëve të policisë dhe ushtrisë në Kosovë.

Vuçiq ka bërë të ditur se më 16 dhjetor ajo kërkesë do t’i dorëzohet përfaqësuesit të KFOR-it në kufirin me Kosovën. Beogradi zyrtar i referohet Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KSB) të vitit 1999.

Pas mbledhjes së Qeverisë së Serbisë, Vuçiq tha se vendimi është marrë unanimisht.

“Kjo do të reduktonte tensionet”, tha Vuçiq në RTS, transmeton Telegrafi.

Ai shtoi se pret që kërkesa të mos pranohet në bazë të mesazheve të krerëve ndërkombëtarë në ditët e kaluara.