Fjalë Kyçe

Serbia dhe Bosnja pritet të i kundërvihen taksës 100%

Serbia dhe Bosnja pritet të i kundërvihen taksës 100%

Bosnja e Hercegovina dhe Serbia po planifikojnë të vendosin kundërmasa ndaj Kosovës nëse vendi nuk heq taksën para samitit të Ballkanit Perëndimor që do mbahet në Paris me 1 korrik.

“Bosnja dhe Hercegovina kanë dërguar produkte me vlerë 27 milionë euro më pak në Kosovë gjatë të njejtës periudhë në vitin e kaluar. Kjo është një rënie prej 97%”, ka thënë Mirko Sarovic, ministër i ekonomisë në Bosnje dhe Hercegovinë.

Serbia gjithashtu është goditur nga taksat. Eksportet në Kosovë tani kanë rënë për 189.5 milionë euro, apo një rënie prej 80%.

Gjithsesi Serbia dhe Bosnja propagandojnë që kjo vetëm sa po e rritë vuajtjen e qytetarëve të Kosovës.

Samiti i Parisit tani është vetëm një muaj larg, dhe kryeministri Haradinaj ka bërë të ditur se nuk e ka ndërmend të largoj taksën.