Fjalë Kyçe

Serbia e liron zyrtarin e PSD-së

Serbia e liron zyrtarin e PSD-së

Është liruar nga burgu kosovari i arrestuar nga Serbia në dhjetor të vitit të kaluar, aktivisti i Partisë Socialdemokrate, Blerim Maqastena.

Lajmin për lirimin e Maqastenës e kanë bërë zëdhënësja e kësaj partie, Natyra Kuçi, shkruan Gazeta Express.

“Blerim Maçastena lirohet nga burgu si i pafajshem!”, ka shkruar ajo në një postim në “Facebook”.

Maqastena ishte arrestuar në dhjetor të vitit 2020 për shkak të kalimit te kufirit përgjatë fshatit Mirovcë.

Në kohën kur ishte gjetur nga policia kufitare serbe atij i ishte konfiskuar edhe një pistoletë me leje, e lëshuar nga MPB-ja në Kosovë, për çka është mbajtur në paraburgim deri më sot.