Fjalë Kyçe

Serbia kap të dyshuarin për vrasjet masive

Serbia kap të dyshuarin për vrasjet masive

I dyshuari për vrasjen e 8 personave dhe plagosjen e 13 të tjerëve në afërsi të Mlladenovcit në Serbi është arrestuar.

Siç raporton RTS ai është arrestuar në afërsi të Kragujevcit.

21-vjeçari dyshohet se mbrëmë vonë pasi kishte debatuar me një polic që e kishte ndaluar për kontroll, e ka vrarë atë dhe më pas ka vazhduar të qëllojë mbi njerëz nëpër disa fshatra përreth.

Sulmi filloi në fshatin Dubonë, kur i dyshuari filloi të qëllonte nga vetura në lëvizje me pushkë automatike dhe më pas ka vazhduar edhe në fshatra të tjera.

Rreth 600 pjesëtarë të njësive speciale të policisë kanë qenë të angazhuar në operacionin për kërkimin e tij.

Sulmi i armatosur në Dubonë vjen një ditë pas të shtënave në një shkollë ku mbetën të vrarë tetë nxënës.