Fjalë Kyçe

Serbia kërkon që dialogu të rikthehet në OKB, BE-në e quan të paaftë

Serbia kërkon që dialogu të rikthehet në OKB, BE-në e quan të paaftë

Dialogu Kosovë-Serbi duhet që të rikthehet në Këshillin e Sigurimit në OKB dhe ishte gabim transferimi saj në Bruksel. BE-ja është e pafuqishme që të ndikojë më tek Prishtina për çështjen e taksës. Dialogu do të vazhdoj vetëm pasi Kosova të tërheqë taksën. Rusia është e gatshme të bëhet pjesë e negociatave nëse ndryshon formati i bisedimeve. Këto deklarata së fundmi i ka dhënë për RTS, ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, transmeton Gazeta Alo.

Siç shtoi ministri i jashtëm në RTS, bisedimet do të vazhdojnë nën mbështetjen e BE-së, kur krijohen kushtet, transmeton Gazeta Alo.

Ai tha se tani është e qartë se dialogu nuk do të vazhdojë derisa parakushtet për këtë të përmbushen.

“BE është e pafuqishme ose është duke u bërë e paaftë për të detyruar Prishtinën të tërheqë taksat. Presidenti Aleksandar Vuçiq njoftoi se dialogu të rifillojë vetëm pas heqjes së taksave, ” tha Daçiq.

Ministri i Jashtëm tha se letra të cilën presidenti amerikan Donald Trump i dërgoi Vuçiq dhe Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi tregon se Amerika është e interesuar për të arritur në një kompromis

“Disa president paraardhës ndoshta do të thoshin se Serbia duhet ta njohë Kosovën, këtë herë Trump ka thënë se do të mbështesë një zgjidhje kompromisi”.

Sipas tij, historia e një marrëveshjeje Beograd-Prishtinë duhet të përfundojë në OKB. Siç shton ai, nuk do të ketë marrëveshje nëse nuk ka verifikim në OKB.

Për RTS theksoi se historia duhet të kthehet në OKB, sepse në thelb është ajo që  mendojnë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit.

Daçiç thotë se ai ka marrë konfirmimin nga Sergej Lavrov se Rusia është e gatshme të merr pjesë nëse ndryshojnë formati i dialogut.

“Moti ish-Presidenti Boris Tadiç dhe ish ministri i jashtëm Vuk Jeremiç bëri një gabim për dialogun e OKB-së duke e transferua në Bruksel”, ka thënë Daçiq dhe përsëriti se Serbia është e gatshme për dialog, por kur të shfuqizohen tarifat.

Për sa i përket demarkacionit, Daçiç tha se kjo sigurisht do të jetë tema, por shton se ky parim nuk është përpunuar deri në fund. Sipas mendimit të tij, demarkacioni do të përfaqësojë për të përcaktuar me saktësi se çfarë është serbe, dhe shqiptare./GazetaAlo