Fjalë Kyçe

Serbia kryen ushtrime të mëdha ushtarake në kufi me Kosovën

Serbia kryen ushtrime të mëdha ushtarake në kufi me Kosovën

Trupat serbe iu janë nënshtruar ushtrimit ushtarak “Lightning Strike 2021”, ushtrim ky i cili parasheh matjen e gatishmërisë ushtarake për përgjigjen ndaj kërcënimeve dhe sigurisë së një shteti.

Sikurse është bërë e ditur në uebfaqen zyrtare të ushtrisë serbe, “tanket, automjetet luftarake, sistemet dhe armët, anijet, aeroplanët, helikopterët, avionët të pilotuar në distancë, sistemet e mbrojtjes ajrore, platforma pa pilot dhe një gamë të gjerë armësh këmbësorie dhe forcash speciale”, janë përfshirë në ushtrim, përcjell Gazeta Express.

Operacione sulmuese, mbrojtëse, anti-terroriste dhe anti-kryengritje, ndër të tjera, po kryhen në pllajën e Peshterit, në rajonin e Rashkës, e cila njihet si pika ma e lartë në zonë.

Përveç kësaj, ushtria serbe po mban një operacion të përbashkët me atë të Rusisë dhe Bjellorusisë.