Fjalë Kyçe

Serbia lobon në Amerikën Latine kundër Kosovës

Serbia lobon në Amerikën Latine kundër Kosovës

Ministri serb i punëve të Jashtme Ivica Daçiq ka thënë sot se është e domosdoshme që Serbia të kultivojë marrëdhënie të mira me vendet e Amerikës Latine në mesin e të cilave ka shumë sosh që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

“Iu kushton kujdes shumë të madh vendeve të Amerikë Latine. Marrë para sysh se në mesin e tyre ka shumë vende që s’e kanë njohur pavarësinë Kosovës, është e domosdoshme që me to të kultivojmë marrëdhënie të mira”, citon FoNet të ketë thënë Daçiq.

Ai ka theksuar se ka pasur biseda shumë të mira me zyrtarë argjentinas dhe se “Argjentina është dhe do të mbetet mike dhe përkrahëse e Serbisë”.

“Mendoj se me këto vende duhet të kemi biseda serioze dhe atyre t’ua shpjegojmë gjithë situatën. Na është thënë qartë se kanë pasur rrezikon nga SHBA-ja, Gjermania e vende të tjera. Duke pasur para sysh marrëdhëniet tona tradicionale, mendoj se ato nuk do ta ndryshojnë qëndrimin”, ka përfunduar Daçiq .

Daçiq nuk po heq dorë nga politika e tij denigruese anti-pavarësi të Kosovës dhe po vazhdon lobimin e tij zyrtar për tërheqje të njohjeve.

Ky lobim dhe kjo politikë e tij po shikohet në heshtje nga Bashkimi Europian dhe nga Frederica Mogherini.