Fjalë Kyçe

Serbia nis luftën e re ndaj Kosovës

Serbia nis luftën e re ndaj Kosovës

Edhe pse na ndajnë edhe katër muaj nga mbajtja e sesionit të votimit për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL, Serbia tashmë ka filluar propagandën e saj.

Për të tretën herë Kosova do të përpiqet të provojë të anëtarësohet në INTERPOL, mirëpo Serbia vazhdon me propagandën e saj kundër anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë.

Edhe pse në muajin tetor do të mbahet sesioni për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL, Serbia tashmë ka filluar propagandën e saj kundër anëtarësimit të Kosovës.

Është ministri serb i Punëve të Brendshme, Nebojsha Stefaqnoviq, vazhdon të mendoj se kërkesa e Kosovës për anëtarësim në INTERPOL është në kundërshtim me rregullat e saj bazë dhe çon në politizimin e kësaj organizate policore profesionale dhe se sipas tij, nëse Kosova do të anëtarësohej në këtë organizatë atëherë siç u shpreh Stefanoviq, kjo do të përbënte një shkelje të rëndë të së drejtës ndërkombëtare dhe procedurave të INTERPOL-it.

Këto deklarata i ka bërë Stefanoviq pas një takimi që kishte me zëvendëspresidentin e INTERPOL-it dhe kreun e Byrosë Kombëtare Ruse, Aleksandar Prokopquk, i cili e informoi atë në detaje rreth arsyeve pse Serbia kundërshton pranimin e Kosovës në INTERPOL.

“Si mund të priten institucionet e Kosovës që të respektojnë të drejtën ndërkombëtare dhe rregullat e INTERPOL-it, kur forcat e tyre të sigurisë të kalojnë nëpër përfaqësuesit e Kombeve të Bashkuara”, u shpreh Stefanoviq, transmeton më tutje lajmi.net.

Si po ashtu vuri në dukje se në pajtim me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Kosova është territor i Serbisë dhe në këtë mënyrë nuk e gëzon të drejtën që të aplikojë për anëtarësim në INTERPOL.

Ai po ashtu ka thënë se kërkesa e Kosovës për anëtarësim në INTERPOL është në kundërshtim me Rezolutën Korel, e miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e INTERPOL-it në një takim në Pekin në vitin 2017, e cila sipas tij, qartë e përcakton që vetëm shtetet anëtare ose vëzhguesit në OKB-së mund të bëhen anëtarë të INTERPOL-it, e që siç u shpreh Stefanoviq, Kosova nuk bën pjesë në këto shtete.

Stefanoviq gjatë këtij takimi ka kujtuar edhe rezultatin e votimit në Asamblenë e Përgjithshme të INTERPOL-it në Dubai, kur kërkesa për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë u refuzua në mënyrë të qartë, transmeton më tutje lajmi.net.

Përveç kësaj, Stefanoviq, nuk ka reshtur së propaganduari se arsyeja përse në sesionin e kaluar Kosova pësoi debakël në vota për anëtarësim në INTERPOL ishte fakti që siç u shpreh ai, disa shtete tërhoqën njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Sipas ministrit serb, policia serbe është një nga më të vlefshmet në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar, e cila siç u shpreh ai, konfirmohet nga të dhënat zyrtare të INTERPOL-it, sipas të cilit policia serbe është në 10 partnerët më të dëshirueshëm të kësaj organizate.

Në anën tjetër, zëvendëspresidenti i INTERPOL-it, citohet të ketë thënë se, kjo Serbia dhe Rusia kanë një bashkëpunim të mirë, veçanërisht në fushën e luftës kundër krimit të organizuar, narkotikëve dhe terrorizmit.