Fjalë Kyçe

“Serbia po dërgon mesazhe kërcënuese për tërë Ballkanin”

“Serbia po dërgon mesazhe kërcënuese për tërë Ballkanin”

Zëvendësiministri Burim Ramadani ka thënë se Vuçiq, Daçiq e Vulin, janë kthyer në ushtarë të Putinit kundër NATO-s.

Zëvendësministri i Ministrisë së Mbrojtjes, Burim Ramadani, ka thënë se Serbia është duke dërguar mesazhe kërcënuese për tërë Ballkanin teksa po armatoset nga Rusia.

“Kjo nënkupton që Serbia po e forcon ndërveprueshmërinë e vet ushtarake vetëm me Rusinë”, ka thënë Ramadani për Epoka e re.

Ai ka thënë se Aleksandër Vuçiq, Ivica Daçiq dhe Aleksander Vulin janë kthyer në ushtarë të Putinit në hakmarrjen ndaj NATO-s në Ballkan.

Zëvendësiminstri Ramadani ka folur edhe për tranzicionin e FSK’së, duke thënë se ky proces po vazhdon dhe do të përmbyllet suksesshëm.