Fjalë Kyçe

Serbia pritet t’i blejë 12 avionë luftarakë francezë të llojit “Rafale”

Serbia pritet t’i blejë 12 avionë luftarakë francezë të llojit “Rafale”

Gazeta franceze La Tribune raporton se kompania franceze e prodhimit të aeroplanëve luftarakë “Dassault Aviation” pritet t’ia shesë Serbisë 12 avionë të tipit “Rafale” në vitin 2022.

Sipas mediumit francez, kompania “Dassault Aviation” i ka përcjellur me vëmendje zgjedhjet e së dielës dhe fitorja e Vuçiqit në Serbi do ta lehtësojë kompletimin e shitjes së avionëve, transmeton Gazeta Express.

Sipas La Tribune, diskutimet mes Serbisë dhe kompanisë franceze kanë qenë për 6 aeroplanë luftarakë dhe është dakorduar që numri të shkojë në 12.

Avionët e rinj luftarakë që pritet t’i blejë Serbia do ta modernizonin flotën e Forcave Ajrore të Serbisë që kryesisht përbëhet nga Mig 21 dhe Mig 29 të cilët i ka blerë dhe i janë dhuruar nga Rusia.

Dassault Aviation i ka bërë ofertën qeverisë serbe në fillim të muajit mars.